MONITORIMI I AGJENDËS SË REFORMAVE EVROPIANE

Date: 20.12.2017

Monitorimi i implementimit të Agjendës për Reforma Evropiane është një projekt i cili do të filloj në vitin 2018. PIPS do të angazhohet në:

– Monitorimin e implementimit të prioriteteve kyçe sa i përket shtyllës së tretë të Agjendës për Reforma Evropiane – Punësimi dhe Edukimi.

– Organizimin e dy konferencave për shtyp që të informoj publikun për progresin e përgjithshëm të implementimit të prioriteteve kryesore të specifikuara në Planin e Veprimit ERA dhe rëndësinë e saj.

– Organizimin e një tryeze diskutimi me akterët kryesorë përgjegjës për implementimin e veprimeve që dalin nga Agjenda për reforma, shqyrtimin dhe promovimin e obligimeve që burojnë nga tre shtyllat e Agjendës.

 

Të tre organizatat e përfshira në projekt (Instituti i Prishtinës për Studime Politike, Instituti GAP, Grupi për Studimet Juridike dhe Politike – GLPS) do të jenë përgjegjëse për implementimin e aktiviteteve në vazhdim:

– Shkrimin e policy briefs (tetë në total), çdo tre muaj, duke përmbledhur gjetjet prej vlerësimit të progresit (monitorimit) të çdo shtylle dhe promovimin e tyre në media përmes konferencave për shtyp dhe formave tjera të informimit publik dhe dorëzimit te të gjithë akterët e përfshirë, si civil dhe qeveritar. Kjo do të mundësonte zhvillimin e një sistemi të ndjekjes që do të shërbente për observim, përmes indikatorëve të matshëm dhe të specifikuar mirë, të arritjeve të institucioneve të Kosovës në implementimin e prioriteteve kyçe të Planit të Veprimit ERA

– Organizimin e sesioneve joformale me Komitetet Parlamentare dhe deputetët që të diskutohen dhe t’i komunikohen të dhënat prej observimit mbi progresin e institucioneve shtetërore në implementimin e secilës shtyllë të Agjendës, në mënyrë që të institucionet të veprojnë në mënyrë të përgjegjshme duke i kryer të gjitha obligimet për implementimin e planit.

– Dërgimin e të dhënave prej observimit rregullisht te Komisioni Evropian – Drejtori për Fqinjësi dhe Zgjerim, Zyra e BE-s në Kosovë, dhe delegatë të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian në Kosovë për monitorimin e ERA.

– Ofrimin e prezentimit/vizualizimit medial të rezultateve të dalura nga procesi I monitorimit të prioriteteve të Planit të Veprimit.

– Ofrimin e infografikave si metodë tjetër e prezentimit më të mirë të rezultateve të procesit të monitorimit.

– Krijimin e një platforme online për shpërndarjen aktive të rezultateve që dalin nga monitorimi i ERA.

– Mundësimin e çasjes së publikut në të gjitha informatat lidhur me procesin e monitorimit, matjen e indikatorëve, policy briefs (analizave të shkurtëra), ngjarjeve të projektit, dhe progresin e përgjithshëm prej implementimit të projektit (përmes website-ve të secilës organizatë anash platformës online).

– Zhvillimin e një kampanje në rrjete sociale përgjatë periudhës së implementimit të aktiviteteve të projektit.

– Asistimin e qeverisë në zhvillimin e agjendës qeveritare për plotësimin e hapësirave që rrjedhin nga mungesa e implementimit të prioriteteve të ERA.